Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në fund të qershorit u parandalua një gjakderdhje në veri të Kosovës, pas tensioneve për vendimit për targat, ku serbët vendosën barrikada.

Sipas Vuçiç, situata ishte shumë e vështirë dhe shtoi se shqiptarët po planifikonin një pushtim, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç bëri të ditur se u i kërkoi komandatit të KFOR-it që të ndërhynte në veri. “Ajo ishte një natë shumë e vështirë, për herë të parë po e them në këtë mënyrë, atë natë mundi të kishte një gjakderdhje të paparë, shqiptarët planifikonin një pushtim në veri dhe serbët nuk donin të tërhiqeshin. Gjithçka ishte gati për këtë e ndoqa nga qendra e situatave.

Iu lutëm, i dërguam mesazh komandantit hungarez të KFOR-it që të hyjë në veri, që të mos hyjnë shqiptarët, nëse hyjnë, e dinim se çfarë do të ndodhte. Atë e prisnin shqiptarët, por NATO do të reagonte kundër serbëve, komandanti hungarez shkoi atje dhe të gjitha kërkesat tona u plotësuan”, theksoi ai.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.