Vrasja e çiftit shqiptar në Itali tronditi opinionin publik. Fqinjët e çiftit shqiptar kanë treguar për mediat e huaja se momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë kanë dëgjuar britma.

“Rreth orës 22 të mbrëmjes së të dielës nga dritaret pamë të shfaqeshin dritat vezulluese të makinave karabinierëve, më pas befas klithma zemërthyese, të dëshpëruara, të pafundme. Ata ishin të afërmit që kishin marrë vesh për vrasjen e Mynevere dhe Floninos. Britmat që na thyen zemrat”, tregoi një fqinje e çiftit shqiptar që u vranë në Venecia nga ish-bashkëshorti i viktimës.

Gjithashtu një tjetër fqinje ka treguar se nuk e imagjinonte një tragjedi të tillë dhe se ka dëgjuar thirrjet e dëshpëruara të të afërmve.

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç dhe Flonino Merkuri, 23, u masakruan me thikë mbrëmjen e së dielës së 20 nëntorit nga ish-bashkëshorti i saj, Viron Karabollaj, 40 vjeç.

Ai kreu vetëvrasje disa orë më vonë në magazinën e kompanisë ku punonte në Chirignago.