Giorgia Meloni ka tërhequr vëmendjen në skenën politike botërore, pas zgjedhjes si kryeministre e Italisë.

Një video ku presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shikon me “dashuri” kryeministren italiane po përhapet me shpejtësi në rrjet.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan takoi javën e kaluar kryeministren italiane Giorgio Meloni në samitin e G20 të mbajtur në Bali.

Por, pavarësisht pjesës politike, videoje e takimit mes dy politikanëve u përhap në rrjetet sociale në një kontekst krejt tjetër.

“Dashuria është në ajër”, thuhet në përshkrimin e videos ku shfaqen disa momente nga takimet në Bali të presidenti turk duke e parë me “dashuri” kryeministren e sapo zgjedhur italiane.

Meloni ka tërhequr vëmendjen edhe për deklaratën e djalit të presidentit të Ugandës, Muhoozi Kainerugaba, i cili ofroi lopët më të bukura në vend për dorën e kryeministres italiane.

Ai shpjegoi se në kulturën e vendit të tij lopët i jepen si dhuratë vajzës me të cilën dëshiron të martohesh dhe tha se do t Uganda ‘i jepte menjëherë 100 lopë sepse ajo është e patrembur.

Presidenti i Ugandës më pas kërkoi falje për deklaratën e djalit të tij.