Ushtria ruse vazhdon të sulmojë rrjetin energjetik të Ukrainës, duke lënë në errësirë miliona banorë. Ajo që ka vështirësuar edhe më shumë jetesën është mungesa jo vetëm e energjisë por edhe e ujit të pijshëm.

Për shkak të sulmeve të djeshme, një pjesë e madhe e infrastrukturës energjetike është dëmtuar, duke detyruar mjekët të kryenin një ndërhyrje kirurgjikale duke përdorur elektrik dore për ndriçim gjatë operacionit.

Një video e postuar në rrjete sociale është bërë virale, ku mjekët shihen duke operuar një pacient që kishte probleme në zemër.

Për fat të mirë spitali ishte i pajisur me gjenerator, por ato nuk mbulonin edhe pjesën e ndriçimit, kështu stafi u detyrua të përdorë elektrik për ndriçim.

Sipas mediave ukrainase, operacioni ka përfunduar me sukses.