Me debate të ashpra është shoqëruar spektakli i mbrëmshëm në Dancing With The Stars. Protagonistë të debatit është bërë aktori i njohur i Portokallisë, Salsano Rrapi dhe këngëtari Ardit Çuni.

Gjithë debati mes tyre nisi pas publikimit të disa pamjeve back stage të konkurrentëve, ku Arditi pohoi se aktori nuk dinte të bënte asgjë në kërcim, Salsano iu kundërpërgjigj duke e cilësuar si ‘skuth’.