Ministrja e Bujqesise Frida Krifca ndodhet ne terren duke ndjekur situaten qe kan krijuar shirat e rrembyeshem. Nga Shkodra krifca thekson se te gjitha strukturat jane ne gatishmeri. Ajo thekson se situata ne Shirgj paraqitet stabel, ku investimi ne argjinature ka parandaluar permbytjet nga Buna.

Krifca: ”Në Shirq këtu kemi bërë një investim në fakt këtë vit, që është mbrojtja e argjinaturës nga lumi Buna i cili fatmirësisht na ka dhënë efekte edhe gjatë një situate të vështirë që ka qenë dje për shkak të prurjes së reshjeve, rreth 190 milimetra shira që kanë qenë dje.

Gjithsesi aktualisht situata duket e qetë. Drejtoritë e ujitjes e të kullimit janë në gatishmëri të plotë në mënyrë që të bëjnë ndërhyrjet e duhura aty ku paraqiten problematika. Hidrovorët janë në operacion të plotë, pra funksionojnë për të tërhequr ujin. Jemi në kontakt me OSHEE për të pasur furnizim të pandërprerë me energji elektrike. Ndërkohë që dhe nga drejtoritë e ujitjes dhe të kullimit të qarqeve të tjera paraqitet një situatë e qetë pavarësisht se aty këtu ka patur shira, ne nuk kemi patur problematika me pika kritike. Aktualisht Buna paraqitet në një nivel 5.7 ndërkohë që pika kritike është 7.5 por edhe lumi Drin paraqitet në 5.1 nga 7.5. Pra jemi larg pikës kritike, jemi larg një situate problematike kështu që jemi në monitorim dhe në gatishmëri të plotë.”