Teksa po prezantonte mbrëmjen e djeshme “Dancing with the stars”, moderatorja Bora Zemani bëri një gafë dhe kjo gjë nuk mund t’i shpëtonte publikut.

Teksa po prezantonte mënyrën e kërcimit të konkurentëve, ajo ngatërroi shkronjën G me shkronjë K.

“Dhe do të karojnë me njëri-tjetrin”, tha moderatorja për konkurrentët duke ngatërruar fjalën “garojnë”.

Videoja e këtij momenti po bën xhiron e rrjetit prej mbrëmjes së djeshme.