Pas më shumë se 1 orë e gjysëm fjalim nga kreu i qeverisë në Kuvend, te karrigia e kryeministrit Edi Rama pasi mbaroi fjalën, shkoi deputeti i PD-së, Dashnor Sula me një letër në dorë.

Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të debatojë me të. Pas diskutimit i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Rama sot foli me tone të ashpra, madje nuk i kurseu as ofendimet ndaj opozitës. Pak kohë më parë kryeministri Rama, u përplas me deputetin Sula duke e quajtur atë “gjel deti i Peqinit”.