Më mbyllje të turit bashkëbisedues me banorët e Njësisë 1, kryebashkiaku Erion Veliaj u takua me emra të spikatur dhe personalitete te zones, të cilët japin nje kontribut të rëndësishëm në jetën dhe në ndihmë të komunitetit ku banojne. Veliaj, i shoqeuar nga deputeti i PS, Eduart Shalsi dhe kryetarja e PS për Njësine 1, Anisa Ruseti, vlerësuan me certifikata mirenjohje figura si: Anita Zaimi, Dhimitër Gjoka, Myfarete Laze, Ilir Qefalia, Zija Muça, Lumturi Qosja, Albi Nako etj.

Veliaj ndau mesazhin se njerëzit duhen vlerësuar për punët e mira që kanë bërë dhe bëjnë çdo ditë për vendin.

“Do doja të ishte një reflektim, që fillon nga ne, e pastaj për të gjithë shoqërinë, se duhet të jemi një komb, një vend, një qytet eshte mirenjohesdhe i vlerëson njerëzit sa jemi këtu me njëri-tjetrin. Të kujtojmë që kur kemi njëri-tjetrin mund të bëjmë gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Kur kemi një gazetar të mirë, kemi një etalon për të vërtetën pa kompromis, që nuk ve gjoba, por tregon si është situata realisht. Kur kemi një shkencëtar, e kthejmë vëmendjen te pjesa e mirë e shoqërisë, te besimi te shkenca.

Ndaj, jam sot plot mirënjohje dhe jam i bekuar që jemi një qytet me njerëz të vyer, që kanë ardhur nga çdo cep, qofshin ata që janë “den baba den” dhe ata që kanë ardhur nga çdo kënd i Shqipërisë. Sot jemi një qytet kozmopolitan, kemi 144 shtetësi që jetojnë në Tiranë. Ajo Tirana jonë e vogël u hap njëherë për të gjitha trevat e Shqipërisë, dhe pastaj për të gjithë botën. Ditët tona më të mira si qytet i kemi pasur kur kemi qenë bashkë, kur kemi qenë mirënjohës ndaj njëri-tjetrit, dhe kur kemi vlerësuar punën dhe kontributin e secilit”, vuri në dukje Veliaj.