Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e ish kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzonte kryebashkiakun Erion Veliaj se për shpifje gjatë fushatës për zgjedhjet e 2021. Gjykata i ka dhënë të drejtë Veliajt në lidhje me deklaratat e një viti e gjysmë më parë, se Lulzim Basha ka përfituar 4 shtëpi të reja pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe ka ndërtuar pa leje.

Duke rrëzuar padinë e Bashës, gjykata duket se i ka gjetur të sakta deklaratat e Veliajt. Veliaj deklaroi në vitin 2021 se Lulzim Basha ishte bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe se ka ndërtuar pa leje.

Mediat kanë publikuar lajme se Basha ka shtuar pasurinë e tij në një kohë kur vendi u përball me plagët e tërmetit. Basha, gjatë asaj kohe braktisi apartamentin tij pranë stadiumit “Arena Kombëtare” dhe u zhvendos në një rezidencë në “Long Hill”. Gjithashtu, mediat kanë shkruar dhe për vilë të tij në Qerret. Ndërkaq, gjatë kohës që ishte kryetar bashkie, ndërtoi një kat shtesë në pallatin ku jetonte në qendër të Tiranës, duke i dhenë leje ndërtimi vetes se tij.