Shqipëria humbi mbrëmjen e djeshme me përmbysje ndaj Italisë me rezultatin 1-3, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në stadiumin “AIR Albania”. Në prononcimin pas kësaj sfide në mikrofonat e “FSHF”, ishte sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, i cili ka analizuar këtë takim për Kombëtaren:

“Një emocion i veçantë të luash ndaj kampionëve të Europës. Të gjithë tifozët ishin duke na mbështetur dhe kemi zhvilluar një ndeshje të mirë.

Nëse do të luanim për ekipin do të kishim marrë një rezultat pozitiv. Menduam se u mjaftuam me golin e parë dhe kujtuam se e kishim ndeshjen në kontroll, por po luanim me kampionët e Europës dhe ato raste të ndëshkojnë.

Jam i kënaqur me paraqitjen, por ne asnjëherë nuk duhet të mjaftojë sepse luajmë për Kombin dhe kur luan për të në shtëpi është gjithmonë detyrim fitorja.

Falenderoj të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj ndeshje dhe uroj që tifozët të vinë dhe të na mbështesin edhe ndaj Armenisë.”, përfundoi Myrto Uzuni.