Prej më shumë se 8 muajsh Ukraina ndodhet nën agresionin rus, por gjatë të gjithë kohës ukrainasit kanë treguar një shpirt të fortë rezistence.

AlJazeera ka publikuar një video ku tregohet se as zhurmat e sirenave për bombardime të mundshme nuk e kanë ndaluar një ccift në Kiev të kurorëzojë dashurinë e tyre.

Gjatë muajit të fundit, Kievi ka qenë nën sulme më të qëndrueshme se çdo herë tjetër që nga nisja e luftës.

Por mes sulmeve ajrore, ndërprerjeve të energjisë dhe sirenave, tre milionë banorët e qytetit e jetojnë jetën sa më normalisht të jetë e mundur.

Në zyrën kryesore të gjendjes civile të kryeqytetit ukrainas, ceremonia mes dy të rinjve u ndërpre disa herë nga sirenat por në fund ato mundën ti thonin “Po” njëri-tjetrit.

Por ccifti nuk ishin të vetmit që kryen ceremoninë e martesës.

Roman dhe Mirosllava, të cilët ishin divorcuar më parë, janë rimartuar.

Roman deklaron se pa asnjë dyshim do rimartohej me tashmë bashkëshorten e tij, por se natyrisht ajo që i ka përshpejtuar gjërat ishte lufta.

Ai u shfaq në zyrën e gjendies civile me rroba ushtarake, ndërsa shtoi se shumë persona kanë humbur jetën.

“Duhet të jemi bashkë”, tha ai.