Loredana Zefi shënoi një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo ka fituar së fundmi çmimin “Best Swiss Act” në “MTV EMA”. Reperja ka ndarë në Instagramin e saj disa momente nga pjesëmarrja e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Krahas kolazhit me foto e video, ajo ka shkruar edhe një mesazh të gjatë në gjuhën gjermane, ku nuk harroi të falenderonte edhe gjithë mbështetësit e saj.

“Nuk harrova të them faleminderit.. Nuk e di nëse më lejohet të jem kaq e “keqe” dhe të them se kam lindur për këtë? Por më duket sikur… si duhet të them faleminderit? Faleminderit? Nuk mjafton kjo…pse dreqin e meritova në fakt gjithë këtë? Jam konfuze.. Faleminderit njerëz që besoni në mua.. ju dua.. mendoj se i dua te gjithë në këtë botë. Sa keq që nuk jam e mirë me fjalë. Do të doja të kishit mundësinë që të dëgjonit zemrën time. Ju dua të gjithëve!”

Më herët gjatë ditës së sotme Loredana ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur totalisht pa grim si dhe pa asnjë filtër. Ajo ka sjellë një shembull të vërtetë me këtë foto, pasi ditët e sotme është shumë e vështirë që dikush të publikojë foto pa filtër dhe pa grim në rrjete sociale.