Disa orë më parë, mediat raportuan se Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, pas samitit të G20 u dërgua në spital për shkak se kishte probleme me zemrën, por ai e ka mohuar.

Në videon e shpërndarë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, ai pyetet për raportet nëse është i sëmurë.

Por, ai tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë”, thotë Lavrov në videon e postuar, i cili shihet në dhomën e tij të hotelit në Bali.

Duke folur me agjencinë ruse të lajmeve TASS, ai tha se raportet ishin një “lojë politike”.

“E gjitha kjo një lojë politike”, raporton TASS duke cituar Lavrov.