Jennifer Lopez ka rrëfyer se ndarja e saj dhe Ben Affleck 20 vjet më parë ishte aq e dhimbshme sa mendoi se do të vdiste.

Në një intervistë, këngëtarja foli për albumin e saj të fundit “This Is Me…Now”, të frymëzuar nga Affleck. Ky album është vazhdim i atij të 2002-ës “This Is Me…Then”.

“20 vjet më parë, u dashurova me dashurinë e jetës sime”, shpjegoi Lopez. “Tani, gjëja më e mahnitshme, e pabesueshme ka ndodhur… arsyeja pse jemi këtu është sepse unë dua të kap këtë moment në kohë, sepse është akoma më i mirë sesa hera e parë.”

Affleck dhe Lopez u martuan (dy herë!) gjatë verës pas rindezjes së marrëdhënies së tyre. Aktorët u ribashkuan pasi anuluan fejesën e tyre në 2004.

“Ishte kaq e dhimbshme kur u ndamë. Pasi anuluam dasmën 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja,” kujton aktorja.

Më pas shtoi: “Më dërgoi në një spirale për 18 vitet e ardhshme, ku thjesht nuk mund ta bëja siç duhet. Nuk munda ta bëja siç duhet. Por tani, 20 vjet më vonë, ka një fund të lumtur.”

JLo tha se kur ajo dhe Affleck u bashkuan, ai i kërkoi që të mos performonte këngët që kishin të bënin me të në This Is Me…Then.

“Unë thashë: “Ke të drejtë. Ishte e dhimbshme”. Ishte një pjesë e imja në atë kohë që më duhej ta lija për të vazhduar dhe për të mbijetuar. Ishte një taktikë mbijetese, sigurisht”, kujton Lopez.

” This Is Me…Then me të vërtetë fliste për një moment kur rashë në dashuri me dashurinë e jetës sime. Gjithçka është në procesverbal. As që e kuptoja se çfarë po ndodhte dhe çfarë po bëja”, tregoi ajo. “Çdo këngë e vetme që kemi shkruar, unë kam shkruar ‘I dashur Ben’, ishte një moment kaq i veçantë në kohë për ta kapur.”

Lopez tha se shkrimet në media rreth marrëdhënies së tyre i shkatërroi ata.

“Pjesë e asaj që na shkatërroi ishte energjia e jashtme që po na vinte. Dhe ne e donim njëri-tjetrin, ishte e vështirë,” tha ajo, duke vënë në dukje se ata duhej “të vazhdonin veçmas”.

Lopez la të kuptohet se This Is Me…Noë do të shfaqë tekste të ngjashme si paraardhësi i tij.

“Është momenti kur u ribashkova me dashurinë e jetës sime dhe vendosëm që do të ishim bashkë përgjithmonë. I gjithë mesazhi i albumit është se kjo dashuri ekziston. Kjo është një dashuri e vërtetë. Tani mendoni se cili është mesazhi i albumit nëse po pyesni veten nëse, si unë ndonjëherë, keni humbur shpresën, pothuajse keni hequr dorë, mos e bëni. Sepse dashuria e vërtetë ekziston dhe disa gjëra zgjasin përgjithmonë dhe kjo është e vërtetë”, theksoi JLo.