Largimi i Listës Serbe nga institucionet në veri të Kosovës ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. Ata zgjodhën këtë veprim si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për targat ndërsa kërkojnë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Situata e tensionuar në Kosovë është përmendur në media të huaja si ‘La Republicca’, ‘Blick’, ‘The Guardian’ dhe ‘Politico’. Sipas medias italiane, Moska ka ndezur konfliktin në Kosovë. ‘La Repubblica’ shkroi se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza te Rusia.

Ndërsa media gjermane ‘Blick’ shkroi se pati sërish përshkallëzim për shkak të mosmarrëveshjes për targat. Një artikull i ‘The Guardian’ shkruante se tensionet nuk vinin prej Putinit, ndonëse ekizston një numër i konsiderueshëm i rusofilëve, por janë pakicë prej rreth 21%.

Nje tjetër media që ka reaguar për protestën në Kosovë është edhe ‘Politico’ që shkruan “tensionet etnike u ndezën sërish në veri të Kosovës”.

Ditën e djeshme, pati dorëheqje masive nga kryetarët e komnunave me shumicë serbe ne veri të Kosovës të cilët pasi dorëzuan dorëheqjen, mbajtën një protestë në orën 12:00, ndaj së cilës u përgjigjën edhe një numër i madh shqiptarësh që mbushën rrugët me flamuj kuqezi.