Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka mbajtur ditën e sotme një konferencë pak përpara koncertit të saj në sheshin “Skënderbej”.

Artistja tha ndër të tjera se është shumë e lumtur që ndodhet në Tiranë dhe do ta mbyllë turin pikërisht këtu. Më tej, ajo theksoi se duhet të ndryshojmë stigmën e të huajve për shqiptarët. “E lumtur që po e mbyll turin në Tiranë. Fatkeqësi se si shihemi në sytë e të huajve. Sot është ditë e rëndësishme. Kemi nevojë të pranohemi në vendet e tjera”, tha Dua në konferencë.

Mirëpo, dikush e ka pyetur Dua-n se nëse do t’i duhet një partner shqiptar për t’u kompletuar pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Por si u përgjigj ajo? “Tani që morët pasaportën shqiptare, a do tu duhet dhe një partner shqiptar për t’u kompletuar?”-u pyet Dua.
“Oh motër, këtë se di”, theksoi këngëtarja e njohur.

Në nder të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare. Ajo është pritur ditën e djeshme në Presidencë së bashku me familjen e saj.
Dua-s iu dorëzua nënshtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. E këtij momenti i kanë bërë jehonë mediat më prestigjoze botërore. Që nga “BBC”, “The Guardian”, “Skynews” kanë shkruar për këtë moment të artistes shqiptare të njohur ndërkombëtarisht.