Supersfida e mbrëmjes në Serie A është ajo e Torinos mes Juventusit dhe Interit. Bardhezinjtë vijnë në këtë takim pas fitores 0-1 ndaj Lecces, ndërsa zikaltërit pas suksesit ndaj Sampdorias.Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me trajnerin Allegri dhe homologun e tij, Inzaghi që kanë shuar të gjitha dyshimet për titullarët. Futbollisti shqiptar i nënkampionëve të Italisë Kristjan Asllani e fillon sfidën nga stoli.Më poshtë keni rreshtimet:

JUVENTUS (3-5-1-1): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Miretti; Milik.
INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.