Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka marre pjese ne konferencen e nivelit te larte te organizuar nga ministria e Jashtme austriake, ne kuader te 10 vjetorit te Planit te Veprimit te OKB per sigurine e gazetareve. Spiropali ne fjalen e saj tha se eshte jetike lufta kunder dezinformimit. Sidomos ne kete situate.

“Momente nga Konferenca e Nivelit të Lartë organizuar nga Ministria e Jashtme e Austrisë në bashkëpunim me OHCHR dhe UNESCO në kuadër të 10-vjetorit të Planit të Veprimit të OKB-së mbi Sigurinë e Gazetarëve.

Në fjalën time evidentova se sistemi ynë i vlerave demokratike është tronditur e garancitë tona janë thyer nga lufta brutale dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës dhe se ne duhet të njohim, më shumë se kurrë, rëndësinë thelbësore dhe sakrificën ekstreme të gazetarëve dhe mediave në kohë konflikti.

Spiropali në Vjenë: Është jetike lufta kundër dezinformimitNë vijim theksova se dezinformimi njihet globalisht si shkatërrues për funksionimin normal të shoqërive, ekonomive & sistemeve politike demokratike, ndaj ekziston një nevojë jetike për të zhvilluar mjete për të mbrojtur në mënyrë më efektive demokracinë nga “armët kundër informimit”, duke ruajtur lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias si shtylla të shoqërive tona”, reagon Spiropali.