Botërori i skive është duke mbajtur edicionin e këtij viti në Killington të SHBA. Skiatorja me origjinë italiane por që garon për ngjyrat e Shqipërisë, Lara Colturi ia ka dalë të renditet e 17 në botë, duke marrë pikët e para për Shqipërinë në këtë disiplinë.

16 vjeçarja nga Torino në provën e parë hyri në 30 skiatoret më të mira, duke marrë vendin e 27. Në provën e dytë në lëshimin GS, Colturi në baterinë e saj mori vendin e katërt dhe të 17 në klasifikimin e përgjithshëm, duke ia dalë të sigurojë pikë për Shqipërinë.

Nesër do jetë një ditë e rëndësishme për skiatoren, që do garojë sërish por këtë herë në disiplinën e Slalomit. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pikë në një event të skive.

Renditja në provën e parë: