Një mësuese dhe dy ndihmës mësuese janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë kyçur në një dhomë një 5-vjeçar me aftësi të kufizuara dhe e kanë lënë të mbyllur deri sa fëmija ka filluar të hajë jashtëqitjet e tij.

Sipas New York Post, 47-vjeçarja Melody LaPointe dhe asistentet e saj Tarra Tinney 33 vjeç dhe Augusta Costlow, 27 vjeç, u akuzuan në fillim të kësaj jave për vënien në rrezik të fëmijëve në lidhje me incidentin tronditës, që ka ndodhur në prill 2021.

Tre gratë, të cilat punonin në një shkollë në Liberty, akuzohen se e izoluan djalin e vogël në një dhomë për ta ndëshkuar.

“Djali i vogël mbeti i mbyllur derisa filloi të hante feçet dhe të pinte urinën e tij”, shkruhet në artikullin e New York Post.

Pas arrestimit të tre grave, shkolla në Liberty lëshoi një deklaratë ku sqaronte se menjëherë pas raportimit të ngjarjes së ndodhur vitin e kaluar pushuan nga puna tre punonjëset dhe nisën bashkëpunimin me policinë për të zbardhur detajet rreth ngjarjes.