Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim krerët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Takimin i cili do të mbahet sot, raportohet në media se e kanë konfirmuar nga PDK, AAK dhe LDK.

Lidhur me këtë ftesë ka shkruar ish-kryenegociatorja e Kosovës. Edita Tahiri ka thënë se është lajmi i mirë që kryeministri bëri një veprim të duhur duke ftuar opozitën në takim, të cilës opozita i është përgjigjur pozitivisht.

“Gjendja e rënduar në veri tejkalohet me unitet, maturi dhe bashkëpunim me aleatet strategjik”, ka shkruar ajo.

PDK dje përmes një letre publike ka shprehur gatishmërinë e saj për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi me Qeverinë e Kosovës rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit.