Momente kaotike u regjistruan brenda dhe jashtë zonës së tifozëve në Al Bidda Park në Doha të dielën, teksa luhej ndeshja hapëse e Kupës së Botës midis vendasve të Katarit, dhe Ekuadorit, pasi organizatorët lejuan shumë tifozë të futen në zonën e dedikuar për tifozët në shesh.

Vendi kishte një kapacitet prej 40 mijë, por afro dyfishi i numrit të njerëzve u përpoqën të hynin brenda. Personat përgjegjës për sigurimin mbyllën hyrjen për te zona e tifozëve “FIFA Fan Festival”, pasi ata u detyruan që të përlesheshin edhe fizikisht për të larguar tifozët që kërkonin të hynin brenda.

Një tifoz i Anglisë deklaroi për “ESPN” se ana e tij e majtë e trupit të tij ishte e mavijosur si rezultat i shtytjes për të hyrë brenda. “Ishte e rrezikshme”, tha për “Reuters” një tifoz që mbante një fëmijë rreth katër-vjeç në krah.

“Ata lanë shumë njerëz të hyjnë. Ne kurrë nuk arritëm në zonën kryesore dhe isha i lumtur që u largova”, shtoi ai. Policisë iu nevojiten rreth 45 minuta për të larguar tifozët e tepërt nga zona.