Momenti më i vështirë për Diego Simeonen në 11 vite në krye të Atletico Madrid.
Atletico u rrëzua kundër Portos dhe është jashtë kupave evropiane gjë që nuk kishte ndodhur kurrë që nga momenti që Simeone mori drejtimin e këtij ekipi dhe kjo të jep idenë se sa e ndërlikuar është të menaxhosh situatën.

Aq më tepër që spanjollët do ta paguajnë shtrenjtë këtë eliminim, pasi në janar priten shitje të mëdha, duke qenë se skuadra është shumë e kushtueshme për të konkurruar vetëm në kampionat dhe në Kupën e Mbretit.

Joao Felix dhe Rodrigo de Paul, lojtarët që kërkohen më shumë në merkato dhe që nuk duken shumë të lumtur në kryeqytet pritet të largohen.

Megjithatë edhe trajneri argjentinas është në rrezik.Mediet spanjolle raportojnë se Atletico Madrid, ka kontaktuar tashmë me Luis Enrique-n.

Pavarësisht kontratës deri në vitin 2024 dhe dëshirës për të qëndruar, epoka e Simeones mund të mbyllet në qershor.