Nga Enver Robelli/

Partia Demokratike e Joe Biden ka investuar 19 milionë dollarë në përkrahjen e kandidatëve më ekstremistë republi- kurthin e demokratëve… kanë gjatë emërimit të tyre nga Partia Republikane për zgjedhjet në Kongres. Këtë e tregon një hulumtim i “Washington Post”. Tingëllon absurde dhe duket se ka qenë çelësi i suksesit të Partisë Demokratike për të evituar një humbje të thellë në zgjedhjet e së martës.

Strategjia e demokratëve ishte kjo: në zgjedhjet e brendshme të republikanëve të përkrahen kandidatët që mohojnë zgjedhjet, kandidatët që janë maniakë të armëve, kandidatët që gënjejnë më së shumti. Në zgjedhjet brenda Partisë Republikane (primares), demokratët përkrahën me para 13 kandidatë radikalë republikanë. Të tillët, ky ishte kalkulimi i demokratëve, vështirë do të votohen në zgjedhje nga republikanët e moderuar.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” e përshkruan rastin e kandidatit republikan Dan Bolduc nga New Hampshire, të cilin gjatë zgjedhjeve të brendshme të republikanëve e përkrahën demokratët. Bolduc ishte kandidati i Trumpit. Bolduc i kishte quajtur demokratët “një bandë homoseksualësh liberalë, socialistë”. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 i kishte quajtur të vjedhura. Vaksinimin kundër Koronës e kishte konsideruar përpjekje të Bill Gatesit për t’ua implantuar njerëzve një mikroçip.

Dan Bolduc ka shërbyer gjatë në ushtrinë amerikane, andaj Trump e lavdëroi atë si “tip të fuqishëm”. Trump me gjasë nuk e dinte se Bolduc përkrahej nga demokratët, pra ishte një lloj Kalë i Trojës. Të martën kandidati republikan për Senat Dan Bolduc nuk pati shans në New Hampshire. Fitoi kandidatja demokrate Maggie Hassan.

Në gusht, disa politikanë të Partisë Demokratike kërkuan që të hiqet dorë nga kjo metodë “e pamoralshme”. Por, nuk patën sukses. Gjashtë kandidatë republikanë të përkrahur nga demokratët dolën të martën në zgjedhje. Dhe të gjithë humbën. Edhe kështu funksionon nganjëherë politika në SHBA, sidomos kur në arenë futet një politikan aq polarizues si Donald Trump.