Edhe këtë vit shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut po i bashkohen festimeve për Festën e Flamurit në Tiranë. Ata janë shprehur se e kanë traditë që festën e shpalljes së pavarësisë ta festojnë në Shqipëri.

Lëvizja në kufi është bërë me procedurë të përshpejtuar duke shmangur radhët. Atmosfera e festës së Flamurit është ndier edhe në dy anët e kufirit në Morinë, me vendosjen e flamujve kombëtar. Shqiptarë të shumtë janë nisur edhe nga Shkupi të cilët janë shprehur se e kishin kthyer traditë festën në Tiranë që prej 100 vjetorit të pavarësisë.

“Prej Shkupit jemi nisur për Tiranë. E kemi pasur si traditë që prej 100 vjetorit të 2021-tës, na ka mbetur si traditë që çdo vit të vijmë ta festojmë në Tiranë, edhe 17 shkurtin në Prishtinë. Uroj që shqiptarët sa më shumë të bashkohen dhe të përparojnë. Në të ardhmen uroj që të bashkohemi si me kufij politikë si pa to, gjithsesi bashkimi është kryesorja”- u shpreh një prej kalimtarëve në kufi.