Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha sot gjatë seancës së përbashkët parlamentare se Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj është një nga avokatet e Kosovës, duke e cilësuar absurde izolimin me regjimin e vizave.

Ajo theksoi se së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej edhe flamuri i Bashkimit Europian, duke shtuar se kjo është e vetmja zgjidhje për shqiptarët.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë aburde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugoslllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar.

Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”- u shpreh Spiropali.