Shoqja e saj, Francia Raisa i dha një veshkë për t`i shpëtuar jetën por Selena Gomez nuk ia përmendi fare emrin në intervistën e fundit, duke bërë që mes vajzave të shpërthejë një grindje tashmë publike. Selena foli për problemet e saj shëndetësore në dokumentarin “My Mind and Me”. Në intervistën e dhënë aty, kur u pyet për shoqet brenda industrisë së muzikës, ajo tha: “Nuk jam përshtatur dot kurrë në grupet e vajzave të famshme. E vetmja shoqe e imja e ngushtë është Taylor Swift”.
Francian nuk e përmendi as në dokumentar dhe as në intervistë për asnjë moment.
Kjo e fundit komentoi diku poshtë deklaratës së Selenas vetëm me një fjalë: Interesante! Selena e vazhdoi dhe më tej gjestin e saj të konsideruar si mosmirënjohje e hapur duke replikuar: “Më falni që nuk përmenda emrin e çdo njeriu që njoh”. Kjo solli reagimin e ashpër në rrjet nga ndjekësit e Gomez, që e kanë akuzuar si mosmirënjohëse. Vajzat kanë qenë shoqe të ngushta, dhe kur Selena u diagnostikua me Lupus, Francia doli vullnetare për t`i dhënë veshkën e saj. Megjithatë, marrëdhënia e tyre u kris pas operacionit, kur ajo publikisht foli diku dhe tha se Selena po abuzonte me veshkën e saj duke pirë alkool pak kohë pas transplantit.