Nxënësit e Laçit do të kenë mundësinë të mësojnë në një shkollë me standarde evropiane.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla e re “Gjon Gjonaj” një investim i qeverisë shqiptare.

“Kjo është shkolla e re “Gjon Gjonaj” një investim i qeverisë shqiptare për nxënësit e Laçit, të cilët do të kenë mundësinë të mësojnë e të edukohen në një ambient që s’ka asnjë ndryshim me shkollat e Evropës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa kryetarja e bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara u shpreh se, shkolla e re “Gjon Gjonaj”, e ndërtuar me standardet më të larta, do të jetë “qershia mbi tortë” në lagjen e re të qytetit.

“Në 3 vite kemi ndërtuar e rikonstruktuar 15 shkolla, kopshte dhe çerdhe në të gjithë Kurbinin, aq sa nuk janë bërë në 30 vite së bashku, si dhe kemi në proces 6 objekte të tjera. Jo në 3D por institucione arsimore bashkëkohore që janë dhe do të jenë në shërbim të nxënësve, mësuesve e gjithë komuniteteve të zonave ku ato janë”, u shpreh Cara.