Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje festive për nder të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit.

Dekorimi i shesheve me flamuj kombëtarë i kanë dhënë ngrohtësi fundit të nëntorit.

Për të shënuar këtë ditë, nesër (e diel), Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të mbajnë mbledhje të përbashkët.

Më 28 Nëntor bëhen 110 vjet që kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Deri në arritjen e kësaj dite u bënë përpjekje gati 500-vjeçare që nga koha e Skënderbeut, kryengritjeve dhe lidhjeve të shumta të shqiptarëve për çlirim nga pushtuesi osman.

Përkundër synimit për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe shpalljen e pavarësinë në këto territore, një gjë e tillë nuk u arrit, pasi ato u copëtuan në konferencën e ambasadorëve në Londër, nga Rusia dhe Franca me disa shtete të Ballkanit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878, hapja e shkollës së parë shqipe në Elbasan më 1887, Lidhja e Pejës më 1899, dhe Kongresi i Manastirit më 1908, i kanë paraprirë shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, në Vlorë. Krahas tyre edhe iniciativat e atëhershme diplomatike të rilindëseve tanë që angazhoheshin për çlirim nga osmanët, por edhe lufta ndaj popujve fqinje sllave të cilët kishin dhe vazhdojnë të kenë ‘apetite’ për trojet shqiptare.