Pandemia globale e Covid19 që izoloi familjet në të gjithë botën, rriti aksesin e fëmijëve dhe adoleshentëve në internet duke kërkuar aty çdo informacion për shëndetit duke reduktuar ndjeshëm kontaktin me mjekët specialistë. Ekspertët evidentuan se për shëndetin riprodhues, kontracepsionin, të rinjtë e kanë gjetur zgjidhjen për informacion tek shokët dhe farmacistët pranë shtëpisë pa u konsultuar me mjekët e familjes dhe të fushave respektive. Ndërsa pasojat janë evidente, ekspertët e shëndetit kërkojnë të ndërgjegjësojnë të rinjtë të qasen drejt informacionin të sigurt sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin seksual dhe riprodhimin.
Një studim i fundit rajonal me mbështetjen e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në kuadër të projektit “Zëri i të Rinjve, Zgjedhjet e të Rinjve”, vuri theksin mbi rëndësinë që ka vendi ynë që të rinjtë të qasen në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual , gjatë kohës së pandemisë për të cilët ekspertët flasin për më shumë vëmendje pasi problemet po shtohen. Drejtuesja e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin Elona Gjebrea tha se “ Të rinjtë mendojnë se informacionin e marrin të sigurt nga interneti duke mos preferuar të shkojnë tek mjeku. Gjithashtu informacioni sot mund të merret lehtësisht nga farmacistët, shokët, në shkolla duke shmangur në këtë mënyrë specialistët”.
Në këtë rast sipas Znj. Gjebrea tha se prindërit duhet të jenë më të hapur për t’u njohur dhe për të pranuar problematikat e të rinjve si dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në evidentimin e këtyre problemeve.
Studimi nxjerr në pah nevojën për dëgjimin e të rinjve duke ju krijuar atyre ambiente miqësore.
“Në shkolla flitet për shëndetin riprodhues, por duhet të ekzistojnë më shumë ambiente miqësore që të rinjtë të gjejnë veten dhe të përfshihen dhe të flasin lirshëm për këto çështje” – thekson Znj. Gjebrea.
Pandemia COVID-19 i bëri të rinjtë të nxitojnë drejt internetit, faqeve të pakontrolluara, informacioneve të pasakta për zgjidhje të shpejta, anonime e ku nuk mund të paragjykohen duke rritur kështu rrezikun e zgjidhjeve jo të duhura nga joprofesioniste.
Qasja e të rinjve në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në Shqipëri gjatë pandemisë së Covid-19.” Kërkon rritjen e ndërgjegjësimit në median e folur e të shkruar për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe forcimin e bashkëpunimit me ta. Për këtë arsye, qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin bisedoi me gazetarët e fushës duke nxitur rolin e medias në sensibilizimin e qytetarëve dhe kryesisht të rinjve. Në lidhje me problematikat, u evidentuan disa nga gjetjen e studimit rajonal si fertiliteti ku norma totale e lindshmërisë për vitin 2020 ishte 1.34 fëmijë për grua, duke shënuar një rënie të lehtë nga 1.36 fëmijë për grua në vitin 2019 dhe shumë më e ulët në krahasim me 2016 kur ishte 1.54. Për sa i takon abortit statistikat janë më optimiste. Aborti tek të rejat dhe gratë nga mosha15-49 vjeç është ulur nga 7,6 për 1000 gra në 2019 në 6,7 për 1000 gra në vitin 2020.