Botërori 2022 nis në 20 nëntor. Tanimë trajnerët e skuadrave janë duke publikuar listat me 26 futbollistët që do jenë pjesë e këtij eventi. Diçka të tillë e ka bërë edhe Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës. Amerikano-Latinët janë ndër skuadrat pretendente për të fituar këtë turne, me Messin që është pjesë e grupit paçka frikës nga një dëmtim. Sigurisht që kapiteni nuk mund të linte në baltë anijen, teksa pjesë e grupi është edhe Dybala. Në portë Martinez, Rulli dhe Armani. Mbrojtja ka emra të njohur dhe të rëndësishëm si: Romero, Otamendi, Martinez, Acuna, Tagliafico apo Foyth. Mesi i fushës duket pika me më pak cilësi, teksa spikasin de Paul dhe Pardes. Në sulm Di Maria, Lautaro, Correa, Dybala dhe Messi. Në grupin C të Botërorit, Argjentina ka kundërshtarë Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë.