Izet Haxhia do të vuajë përfundimisht 21 vite burg. Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Vendim i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë.

Gjykata e Tiranës e dënoi Haxhinë në shkurt të këtij viti me 21 vite burg, në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

I ftuar në “LOG.” në ABC, Sali Berisha ka komentuar dënimin e Haxhisë, duke thënë se edhe pse u kërkua që Haxhia të ekstradohej nga Turqia për të vuajtur dënimin, kjo gjë nuk u realizua.

“Hetimi i operacionit të vrasjes së Azem Hajdarit nga prokurorët ndërkombëtar ishte i gjerë. Unë kam bërë një dëshmi dhe e kam dorëzuar tek ambasadori. Nuk kisha të dhëna, por për dy vëllezërit. Ka rezultuar, se ka pasur dëshmitarë.

Unë i kam paraqitur nëpërmjet ambasadorit. Kanë faktuar se ai ka qenë dhe në pozicionin se ku ka qenë në vrasje. Ai, iku në Turqi, e mbajti Turqia dhe nuk e solli. Ai ishte i dënuar. Haxhia nuk ishte badigardi im”, tha Berisha.

“Kishte ardhur për të fshehur krimin. Dy vëllezërit Haklaj, erdhën për ta vrarë Azem Hajdarin. Absolutisht erdhën për ta vrarë siç bënë pa asnjë diskutim. Hajdarit i thanë se ka një apo dy makina.

Ai doli dhe tek porta i ka thënë Sali Lushës na sill një automatik. Vetëm për Hajdarin kanë ardhur. Aty nuk u hetua se kush ua kërkoi atyre për të vrarë Hajdarin? Qeveritar. Janë qeveritar, ata që e kërkuan.

Kur e kuptova se nuk ishte Nano… Ai nuk e bëri saktësimin. Në fillim kisha dëshmitar njëri pas tjetrit. Ata shkuan në veri tek Nehati. Më binin telefonat se kaluan Mamurrasin, Urën e Matit.

Ishte e tmerrshme për vendin. Nuk i ndaluan në asnjë postbllok. Se bëri qeveria? Qeveria nuk i ndalonte. Prokurorët ndërkombëtarë bënë punën, nuk shkuan tek organizatorët por tek pjesëmarrësit shkuan.

Turqit nuk e prunë në Shqipëri, Haxhiajn. Duhet ta sillnin se ishte një akt terrorist” tha Berisha.