Ylli Pata

Ka gati një muaj që në televizione e panele është folur për protestën e Sali Berishës dhe Ilir Metës, si një eveniment politik terminal. Natyrisht me një qëllim të caktuar; që të bëjnë të mundur që sa më shumë të bëjnë të mundur që ky eventimet të jetë sa më numeroz.

E në fakt është mjaft e rëndësishme që opinion publik në vend të diskutojë edhe për numrat që e përbëjnë një tubim politik. Por që të jenë reale, e jo virale, pasi një analizë e numrave vlen më pas për të parë e analizuar realisht zhvillimet politike që sjell një protestë.

Nëse një protestë ka zhvillime të tjera, siç i kemi parë rëndom në Shqipëri, pra dhuna, sherret, rrëmuja, e deri te ngjarjet tragjike, natyrisht janë ato që e marrin të gjithë diskutimin e argumentimin.

Por kur këto ngjarje, aime nuk ndodhin, e që natyrisht është lehtësim, do të duhet të argumentohet politikisht.

E si argument politik janë mesazhet apo sinjalet politike që përçon protesta, së bashku me përfaqësimin njerëzor.

Si mesazh politik, kjo protestë jo vetëm përsëriti qëndrimet e një politike problematike dhe konfliktuale me Perëndimin, por edhe i thelloi më shumë. i thelloi, si nga folësit, që natyrisht janë zgjedhur nga qendra, të cilët folën kryesisht kudnër SHBA, duke protestuar për Non Gratën e Berishës edhe për Perëndimin, por edhe i treguan se mund të ketë rebelim kundër politikës perëndimore.

Këtë e tha Sali Berisha në fjalimin e tij, qqë duht thënë nuk ishte ndër më të përgatiturit me kujdes siç ka ndodhur ndër vite. Por ajo që Berisha duket kishte përgatitur me kujdes është thirrja që i bëri Perëndimit, se nëse mbështet Edi Ramën do të ketë kundër “Shqiptarët e tij”. Pra qartësisht është kristalizuar një pol politik që është krejt i kundër me atë të Edi Ramës dhe atë të Basha-Alibeajt.

Poli i Ilir Metës, i cili është kundër të gjithë atyre që i konsiderojnë “miq të Edi Ramës”. E kjo as nuk ka nevojë për shumë koment, pasi prej kohësh thuhet hapur edhe nga mbështetësit e tyre mediatikë. Megjithatë, ajo që vlen është analiza se sa vota çon në shtëpi, pra në zgjedhje ky konfiguracion që pamë ne sonte në këtë performancë politike?

Në sondazhet e bëra deri tani, preferenca për çiftin e këtij poli politik nuk ka shkuar asnjëherë mbi 20% por gjithsesi është diçka.

Megjithatë, sinjali më i rëndësishëm në protestën e sotme është se Sali Berisha nuk hipi në podium asnjë aspirant të mundshëm për tu zgjedhur kryetar bashkie në zgjedhjet lokale që vijnë. Nuk ka podium më të rëndësishëm se një protestë për ta bërë promovimin e kandidatëve që do të jenë edhe “buka” e politikës në zgjedhjet më të ardhshme.

Qoftë edhe një përfaqësues i atyre që kanë dalë në primare, të cilët me short mund të përzgjidhnin njërin prej tyre. Në plate ishin mjaft prej kandidatëve, madje edhe deputetë apo edhe ndonjë kryetar partie aleate si Arben Duka. Por kjo parti nuk është gjë tjetër veçse “Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të gjithë të tjerët nuk janë gjë tjetër veçse mysafirë….