Një foshnjë e porsalindur është vrarë në një sulm me raketa ruse në një njësi materniteti në rajonin jugor të Zaporizhzhia të Ukrainës.

Nga rrënojat u shpëtuan nëna e foshnjës, e cila ishte e vetmja grua në godinë në atë moment dhe një mjek.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po sjell “terror dhe vrasje” në vendin e tij.

Rajoni i Zaporizhzhia, ku ndodhet një central bërthamor kyç, ka qenë në qendër të sulmeve të përsëritura të Moskës.

Shërbimet e urgjencës ukrainase thanë se raketat ruse goditën repartin e maternitetit të një spitali në qytetin e Vilnyansk, afër vijës së frontit, gjatë natës.

Megjithëse zona mbahet nga Ukraina, i gjithë rajoni i Zaporizhzhia pretendohet nga Rusia pas referendumeve të mbajtura në shtator.