Genti Pjetri, i njohur për publikun si “Doktori i Fiks Fare” u rikthye në vëmendjen e të gjithëve pak kohë më parë me intervistën që dha për “Syri Tv”. Pak pas kësaj dalje të tij, Genti duket se i është rikthyer profesionit të tij të dikurshëm.

Gjatë ditës së sotme Doktori iu bashkua moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit “KAFE SHQETO”, po në “Syri Tv”. Mesa duket Gent Pjetri do të shoqërojë moderatorin aktual në rubrikën ‘Calling Flavio’, duke dhënë komente edhe për temën e ditës.


Në rrëfimin e tij pak kohë më parë Gent Pjetri u shpreh: “Nuk është se u shkëputa nga “Fiks Fare”, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin… dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S’ja vlen të flas shumë sepse personi, që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë… E për të mos luajtur mendsh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak më shumë seç duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vujt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftëse do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”.