Edy Reja është trajner i Shqipërisë për më shumë se tre vjet. Nesër do të përballet me Italinë, mund të jetë “sfilata” e tij e parafundit në krye të kombëtares ballkanike, sepse kontrata i skadon në nëntor. Vetëm pas ndeshjes së të shtunës kundër Armenisë do të ulet rreth një tavoline me presidentin e federatës për të diskutuar mbi të ardhmen e tij.

Me nderim, me qetësi. Sepse nën drejtimin e tij Shqipëria u rrit dhe madje iu afrua fazës së ‘play-off’-it për kualifikimin në ‘Katar 2022’. Ajo grumbulloi 18 pikë në grupin I kualifikues, pas Anglisë dhe Polonisë, që fitoi ndeshjen e fundit direkte në Shqipëri. “Ne u përpoqëm, – tha Reja ekskluzivisht për ‘Tuttomercatoweb.com’. – Një pikë mjaftonte me Poloninë, por pësuam një gol pas 10 minutash për shkak të një gabimi. Sa keq, bëmë shumë mirë duke fituar dy herë kundër Hungarisë, grumbulluam 18 pikë. E besuam kualifikimin, ishte një moment veçanërisht pozitiv”.
A ka zhgënjim?

Ishte ndeshja e fundit, nëse fitonim do të shkonim në ‘play-off’. Dhe Rusia nuk do të ishte atje, kështu që e kishim rrugën e shtruar… Nuk ka zhgënjim, por në një moment shpresonim, po.Kombëtarja shqiptare duket në rritje të vazhdueshme, me një koloni të madhe futbollistësh ‘italianë’…Ka shumë pres tyre. Është Djimsiti, pastaj Kumbulla, një djalë shumë i mirë, por fatkeqësisht nuk po gjen shumë hapësirë ​​te Roma. Ismajli po rritet tek Empoli, një mbrojtës i madh. Sikur të ishte pak më i qetë në fazën e posedimit të topit mund të bëhej një futbollist i rëndësishëm. Pastaj Hysaj, Bajrami dhe Berisha, kapiteni ynë.
Dhe Asllani i ri, që po gjen pak hapësirë ​​tek Interi… Ai duhet të luajë. I imi është një fjalim egoist, si trajner i Shqipërisë. Shpresoj që ai dhe Kumbulla të pranojnë huazimin në janar për të gjetur më shumë hapësira aktivizimi.

A ua përmendët këtë Asllanit dhe Kumbullës? Çfarë thonë ata? Po, ua thashë dhe atyre. Ata nuk janë shumë të lumtur, por çfarë mund të bëjmë ne? Ata kanë kontratë me dy klube të mëdhenj. Duke thënë këtë, shpresoj se diçka mund të ndodhë, duke pasur parasysh moshën që ata duhet të luajnë më shumë.

Ylli juaj i ri luan në Angli. E kemi fjalën për Armando Brojën e Chelsea… Ai ka një potencial të madh, është një lojtar i strukturuar, 190 cm i gjatë, ka teknikë dhe shpejtësi të madhe, nuk e kapni dot kur starton. Ai ka vetëm një fazë, që është posedimi. Duhet të përmirësojë të dytën, sepse kur aksioni ka mbaruar, pak e ndihmon skuadrën. Nga ky këndvështrim, këtë sezon po ecën pak më mirë, por sigurisht që nuk e ndihmon fakti që luan 20 ose maksimumi 30 minuta.

Në verë kishte radhë për të. Atalanta, Milani dhe Napoli në gjurmët e tij… Është e vërtetë, Napoli mbi të gjitha e donte. Giuntoli ishte i interesuar, ai foli edhe me ne. Sidoqoftë, Broja synonte të qëndronte te Chelsea, një klub që më pas e rinovoi kontratën e tij.
Ndoshta edhe De Laurentiis ju ka telefonuar për t’ju kërkuar informacion… Unë flisja me Giuntolin, sepse ai e bën tregun e transferimeve. Presidenti nuk i bën kurrë këto biseda, nuk merret me çështje teknike. Ai thjesht dëshiron të dijë nëse lojtarët janë në formë nga pikëpamja fizike.

Çfarë mendoni për këtë Serie A?
Është e habitshme, me fillimin e ngadaltë të Juventusit dhe më pas rënien e Interit. Kampionati thotë se Napoli do të shkojë deri në fund, ata kanë një skuadër adekuate. Spalletti i ka dhënë skuadrës stimuj të mëdhenj dhe nuk ka ‘prima donna’. Gjithçka është në kontekstin e lojtarëve normalë, nuk ka më Koulibaly dhe Insigne, që mund të kishin diçka më shumë nga pikëpamja e karakterit. Edhe në fazën mbrojtëse funksionon mirë. Pasi topi humbet, të gjithë vihen në dispozicion të rikuperimit të tij. Kjo do të thotë që grupi punon.

Napoli edhe më i fortë se ai i 91 pikëve?
Ky aktuali ka diçka shtesë, luan po aq mirë dhe Spalletti ka punuar shumë mir. Po flasim për një grup solid, ku të gjithë pranojnë vendimet e trajnerit. Kjo është mbi të gjitha thelbësore në një mjedis si Napoli, që provon gjithmonë një pikë referimi siç ishte Maradona, kërkon gjithmonë idhullin. Tani ka Kvaratskhelia…
Është e vërtetë, por ai po shfaqet tani. Ky lojtar është në buzët e të gjithëve, por jo një ‘prima donna’. Dhe ajo nuk është e vetmja blerje e madhe. A e keni parë Kim? Dua të lavdëroj Lobotkën. Ai është një futbollist i çmendur, ka një dinamizëm dhe një teknikë që nuk e shoh te lojtarët e tjerë.
Po rivalët?

Napoli po ecën shumë shpejt, grumbullimi i atyre pikëve është diçka e pabesueshme. Ata po galopojnë si të çmendur, është e ekzagjeruar. Nëse udhëton kështu, kush mund ta rrezikojë skuadrën e Spallettit?!

Çfarë ekipi kombëtar prisni?
Pres që Mancini të mund t’u japë hapësirë ​​atyre që kanë luajtur më pak. Jo një kombëtare eksperimentale, por me disa risi. Çfarë shpjegimi keni dhënë për Italinë jashtë Botërorit?

Problemi është se në kombëtare nuk ke kohë për t’u rikuperuar. Nuk keni kohë, çdo ndeshje është vendimtare. Nga ky këndvështrim nuk duhet të shikojmë askënd në fytyrë. Shumë borxhe mirënjohjeje, me pak fjalë… E pamë edhe me Lippin në vitin 2010. Ju ende vini bast për disa lojtarë, sepse ata ju thonë se janë mirë dhe ju u besoni atyre, por ndoshta nuk është kështu. E kuptoj: është e vështirë të largosh lojtarë të rëndësishëm, por mos bëni kurrë formacione me borxhe mirënjohjeje. Pastaj Italia pati edhe fat të keq, me gjithë ato penallti të humbura.

A ishte i drejtë konfirmimi i trajnerit Mancini pas debaklit në Palermo?
Po, sigurisht. Mendova se mund të kishte një ndryshim, por ai punoi shumë duke fituar Kampionatin Evropian me një ekip që askush nuk mendonte se mund ta fitonte. Krijoi një grup të jashtëzakonshëm, doli përtej limiteve të kombëtares italiane në Kampionatin Evropian.
Cila do të jetë e ardhmja juaj? Me presidentin e federatës kam një marrëdhënie shumë të mirë, jam i qetë. Pas këtyre miqësoreve do të kalojmë disa ditë për të vendosur se çfarë do të bëjmë dhe më pas do të mblidhemi për të marrë një vendim.

Çfarë loje prisni nesër?
Kur luan kundër Italisë, motivimi është vetvetiu ekstra. Ka një pritshmëri të madhe nga ana e popullit, shqiptarët kanë konsideratë të madhe për italianët, ata i shohin të gjitha ndeshjet tona dhe i njohin mirë të gjitha skuadrat. Shqipëria mund të konsiderohet një brinjë e Italisë dhe ndeshja duhet të jetë një festë. Shpresoj të dalë një lojë e mirë dhe Shqipëria të bëjë mirë. Nuk po them të marrim një rezultat pozitiv, por të bëjmë paraqitje të mirë. Kjo do të thotë të bëjmë hapa të mëtejshëm përpara.