Kryeministri Edi Rama është shprehur se punësimi online po fiton një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Shqipëri. Rama tha se duke punuar online arrin të fitosh shuma të kënaqshme parashë, duke i kaluar edhe 3-4 mijë dollarë në muaj. Komentet Rama i bëri gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Korçë, ku shtoi se ai vetë nuk ja thotë shumë nga fusha e teknologjisë.

“Nuk dua që të mbaj edhe unë një fjalim dhe kaq, por dua më shumq që të bëjmë bashkëbisedim. Meqënëse e kam përmendur Korçën kaq shumë për të dinjtë që në hije bëjnë punë për botën, mund të punojnë të pashqetësuar ën botën dixhitale. Kushdo nga ju e ka këtë shembull për ta thënë le ta thotë. Tani ajo shyqyr që foli pas kaq vitesh dhe nuk i punon mikrofoni. Ndizjani mikrofonin. Ti i ke tejkaluar planet tona, sepse plani jonë është që ne t’u krijojmë mundësi të rinjve të punësohen. Disa bëjnë me shumë se 4 mijë dollarë në muaj me punë online. Ju duhet të kuptoni që Konica thoshte në Shqipëri të falin çdo gjë përveç suksesit. Meqë këtu jam unë, pasi juve ju bënë meme, por juve nuk u njihte njeri, ndërsa për mua thoshin po ky nuk është në vete. Mos u qaj që ju kanë bërë meme, sepse tani do të thonë patronazhiste. Juve jo vetëm keni bërë këtë gjë me shumë kurajo dhe shpirt iniciative, por keni qenë edhe një shtysë domethënëse për ne. Teknologjia të jep mundësinë që pa lëvizur nga vendi, mjafton të kesh një lidhje internet dhe një kompjuter dhe të punosh në gjithë botën.
Them për ju që i kapni shpejt, sepse unë me Nikon jemi të djegur në këtë pjesë, nuk ka njeri që na i fut kodimin”, u shpreh Rama