Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër dokument ku zbulon se si Top Channel transmetonte kronikat reale duke e krahasuar atë me lajmet pas përpjekjes për të shantazhuar qeverinë.

Kryeministri Rama në Twitter:

Ja edhe maska e medias në fjalë pasi nuk merr lekët e kërkuara me hir, në përpjekjen për t’i marrë me pahir duke helmuar opinionin publik me kronika të mbushura me gjysëm të vërteta (të cilat janë edhe rrenat më të mëdha), e të ambalazhuara me tituj bombastikë të gënjeshtërt…

Ja opinioni i pamaskuar i medias në fjalë për zhvillimin e fermave me mbështetje nga AZHBR, në letër kërkesën për 120 milion lekë që ta ndajë këtë të vërtetë me publikun…