Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur në mbledhjen mes dy Kuvendeve për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama tha se tashmë marrëdhëniet mes dy vendeve janë produktive dhe me marrëveshje konkrete, siç janë lëvizja e lirë, rritja e shkëmbimeve tregtare, abetarja e përbashkët.

“Marrëdhëniet nuk janë më të shkëlqyera, thjesht sepse jemi dy vende të ndara, por të bashkuara me një zemër, por janë edhe produktive më shumë se ç’kanë qenë më parë. këtë e tregojnë faktet e treguara nga vullneti he rritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok. Mjafton të shikosh të dhënat e shkëmbimeve tregtare, apo lirinë e lëvizjes, apo abetaren e përbashkët një tjetër ngjarje e rëndësishme dhe e realizuar, apo punën e përbashkët për fjalorin enciklopedik shqiptar. Apo bashkëpunimin e përditshëm në fushën e energjisë, apo punën e nisur për të bërë realitet atë që është vepra më e madhe, portin dhe hekurudhën. Për hekurudhën themi tani më, ofertuesit që kanë ofertuar për të marrë përsipër studimin e fizibilitetit”, tha Rama.