Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj po zhvillojnë një konferencë me median për investimet në bonot e thesarit.

“Në këtë kohë krizash globale dhe sfidash ekonomike të provokuara nga agresioni i Rusisë, është koha e duhur për investimet e individëve në bonot e thesarit dhe obligacionet👍Prandaj edhe Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet e saj për t’ua bërë më të lehtë qytetarëve aksesin në këto investime,” shprehet Rama.