6 dhjetori parashikohet ta gjejë Shqipërinë në pritjen e samitit të radhës së BE-së me Ballkanin Perëndimor, por nga na tjetër opozita pritet të zhvillojë protestën e radhës.

Deputeti Flamur Noka për “Top Story” tha se Rama do i paraqesë evropianëve Shqipërinë virtuale por opozita me protestë do i paraqesë atë realen. Ai shtoi se çdo protestë është e shëndetshme për demokracinë e për të denoncuar monizmin.

“Nuk ka dyshim, ne do të protestojmë me 6 dhjetor. Shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks në këtë betejë, është një betejë kundër monizmit. Rama do i paraqesë evropianëve Shqipërinë virtuale por ne me protestë do I paraqesim atë realen.

Ne do të protestojmë kundër regjimit, ne do i mikpresim evropianët duke i thënë se në Shqipëri ka monizëm, jemi të varfër, vidhemi, po shpopullohemi, jemi duke u shkretuar.

Por sërish ka njerëz të lirë. Me këtë shpopullim Rama ja ka kaluar dhjetëra pushtuesve në këtë vend. Ai është më barbar se barbarët, çdo protestë është e shëndetshme për demokracinë e për të denoncuar monizmin”, deklaroi Noka.