Kryesia e PD mblidhet ditën e sotme në një kohë kur janë ende 17 bashki pa kandidatë në Primare. Në mbledhjen e Kryesisë kreu i PD Sali Berisha do të ketë një fjalë dhe më pas do të vijohet me temat.

Ndërkohë që deri tani janë prezantuar kandidatët për 44 bashki, ditën e sotme prezantuan kandidaturat dhe 2 kandidatët për Bashkinë e Beratit dhe të Mirditës Kejdi Spahiu dhe Saimir Kola.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se sot pritet zyrtarizimi i kandidatëve në disa bashki të tjera.

Po kështu në orën 13:00 do ketë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, ku do të ketë një fjalim kreu i PD Sali Berisha.