Derbi londinez flet për Arsenal, “topçinjtë” dominuan totalisht sfidën përballë Chelsea duke marrë një tre pikësh të artë që i mban në krye të Premier League, në kuotën e 34 pikëve, 2 më shumë se Man.City.

Ekipi i Arteta-s e nisi sfidën zjarr duke krijuar disa raste të pastra për gol, por pa mundur të gjejnë prekjen fituese. Goli i fitores erdhi në minutën e 63-të me Gabriel që dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë. Graham Potter hodhi menjëherë në fushë edhe Brojës, me shpresën për të ndryshuar rrjedhën e këtij takimi, por Arsenal mbrojti me fantazimën këtë sukses që përforcon edhe më shumë statusin si favorit në këtë edicion të Premier League.

Një fitore të madhe 1-2 në transfertë përballë Tottenham siguroi edhe Liverpool. Të kuqtë i falen Momo Salah, autor i një “dopjetë”. “Faraoni” egjiptian ishte formë fantastike duke realizuar dy gola brenda pjesës së parë. Goli i Harry Kane në fraksionin e dytë vetëm sa hapi sfidën, por pa mundur të shmang humbjen e “gjelave”.

Pas javës së 14-të ekipi i Contes e sheh veten në vendin e 4-ët në kuotën e 26-të pikëve, ndërsa Liverpool në vendin e 8-të, 15 pikë larg kreut.

Një debutim fantastik në stolin e Aston Villa për Unai Emery, me trajnerin spanjoll që merr një fitore të fantastike 3-1 përballë Man.United. Ekipi i Ten Hag ishte në një padite të errët duke u dorëzuar pa kushte. Titullar dhe 90-minuta në fushë ishte C.Ronaldo, por pa mundur të lë gjurmë.