Pas fjalimit të tij të gjatë në Kuvend për plot 53 minuta, kryeministri Edi Rama mungoi në procesin e votimit. Po vetë, kryeministri na zbulon se ku ndodhet aktualisht, e siç duket me të mbaruar debatet e ashpra në Kuvend kreu i socialistëve është nisur për në Madrid.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pritet të shpallet sot president i grupimit socialist ndërkombëtar. Në këtë kongres, pjesëmarrës është dhe kryeministri Edi Rama. Ai ka ndarë një foto nga kongresi XXVI i cili po zhvillohet në Madrid dhe shihet se është shumë i lumtur.

‘Në KONGRESIN XXVI të Internacionales Socialiste, ku sot zgjedhim Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez ‘-shkruan Rama.