Kreu i kompanisë “Eagle Hills”, Mohamed Alabbar deklaroi se e ndoqi debatin që u zhvillua në parlamentin shqiptar, në lidhje me investimin që ai kërkon të kryejë në Portin e Durrësit.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Review” në Euronews Albania, Alabbar u shpreh se njerëzit duhet të jenë të sinqertë kur flasin për këtë projekt dhe shtoi se faktet mbeten fakte.

“Duhet të them se ishte një diskutim i gjatë, i detajuar, ndonjëherë edhe mjaft i lodhshëm, por besoj se duhet të respektuar ligji i vendit dhe duhet të respektojmë gjithashtu transparencëm. Më vjen mirë për pozicionin ku jemi sot. Do të thoja që për qëllimet e qeverisjes dhe të transparencës, mendoj se ishte debati më i mirë në botë, por për mua si biznesmen ishte i gjatë, i detajuar dhe i lodhshëm, megjithatë i përgëzoj të gjithëve.

– Advertisement –
Mendoj se që të gjithë kanë të drejtë të bëjnë pyetje, të marrin informacion, e gjitha që kërkoj është që njerëzit të tregohen të sinqertë për faktet, se kush jemi, se cilat janë parimet tona të biznesit. Megjithatë, e drejta do të mbetet e drejtë dhe e gabuara e gabuar. Ajo që më bëri më tepër përshtypje, ishte se njerëzit ishin të frikësuar, për efektin e zhvillimit të ekonomisë lokale dhe kjo është mëse e vërtetë. Mendoj se ata tregohen të kujdesshëm që investitorët të tregohen seriozë dhe shqetësohen për efektin e investimit”, theksoi ai.