Kryeministri Edi Rama thotë se pasi mori miratim në Kuvend me 74 vota pro dhe 35 kundër, ndërtimi i Portit Turistik do të jetë motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin.

Teksa e shoqëron me një pjesë të fjalës së tij në Kuvend, Rama publikon pamje bardh e zi nga porti i Durrësit dhe tregohen sipërfaqet e ndryshkut dhe kalbjen e mjeteve të vdekura lundruese. Teksa e quan portin aktual ‘skandal mjedisor’ dhe ‘plagë urbane’, kreu i qeverisë tregon si do të bëhet transformimi i Portit të Durrësit nga investimi i huaj.

“Mirëmëngjes… dhe me kënaqësinë e hapjes me votën e mbrëmshme PRO të rrugës për ndërtimin e Portit të Turistik, që do të jetë një motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin e mbarë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.