“Top Media” ka qenë shumë e raportuar në lajme së fundmi, thjeshtë dhe jo vetëm për shkak të vajtjes së Grida Dumës, politikanes që la mandatin për të moderuar një emision, por edhe për shkak të përplasjeve të shumta, menaxhimit të televizionit, ortakërinë me inceneratorët, drejtimin nga Vjollca Hoxha, tashmë marrja e menaxhimit ekzekutiv dhe departamentit të informacionit nga Lori Hoxha dhe së fundmi del një lajm i ri.

Sot Lori Hoxha ka shkarkuar nga detyra kunatin e saj Ledion Liçon, i cili ishte dhe njeriu që drejtonte “Top News”-in pas largimit nga ky televizion gati një vit më parë të Ben Blushit.

CNA.al ka mësuar se Ledioni drejtonte kanalin “Top News”, i cili tashmë do të drejtohet nga një tjetër gazetar që është edhe mbajtësi honorifik i një portali, të lidhur fort dhe ky i fundit me kompanitë e inceneratorëve. Në emër të familjarëve të tij të afërt, kompanitë e inceneratorëve paguanin para në disa “biznese mediatike” të regjistruara në godinën e “Top Channel”.

CNA.al ka mësuar se Ledioni është shkarkuar dhe “Top News” tashmë do të ketë një drejtues të rinj. Por burime i thanë CNA.al se është një marrëveshje më shumë sesa mediatike, një marrëveshje biznesi. Duket një marrëdhënie qiramarrje apo dhënie në përdorim e “Top News”-it për tu përdorur si një propagandë e gjatë e fushatës elektorale që duket se këtë herë ka filluar shumë kohë përpara afatit të datës së zgjedhjeve.

Por gjithsesi duket se zgjedhjet kanë ndikuar jo pak. Aq e fortë është marrëveshja sa Lori Hoxha është detyruar të shkarkojë dhe të largojë nga “Top News”-i kunatin e saj Ledion Liço./ CNA.al