Finlandës i duhen më shumë se 50 mijë emigrantë gjatë 28 viteve të ardhshme për të plotësuar vendet e lira të punës për shkak të plakjes së popullsisë.

Kështu tregonin të dhënat nga industria finlandeze e teknologjisë.

Technologies Finlanda deklaron se vetëm kjo industri, e cila përfaqëson sektorin më të rëndësishëm të eksportit në Finlandë, do të ketë nevojë për 130 mijë ekspertë të rinj në 10 vitet e ardhshme, njoftoi agjencia Xinhua.

Vetëm gjysma e tyre do të zëvendësojnë pensionistët, çka do të thotë se në dhjetë vitet e ardhshme do të ketë dhjetëra mijëra vende pune të lira në këtë industri eksporti.

“Finlanda po plaket dhe po zhytet në borxhe dhe qëndrueshmëria ekonomike po kthehet përmbys”, tha presidenti i Shoqatës së Teknologëve të Finlandës, raporton “Business Standard”.

Nëse Finlanda nuk ka mjaftueshëm njerëz të aftë për punë, mirëqenia në vend nuk do të jetë e qëndrueshme, shtoi Eskola.

Ai shtoi se e vetmja mundësi është rritja e ndjeshme e emigracionit.