Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mediat në lidhje me raportimin për përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se në vitin 2010, kur e djathta ishte në pushtet, sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ishte 14.2 ha, 2580 banesa kanë qenë me prezencë uji dhe 12,145 persona u evakuuan.Ndërsa, sipas raporteve të bashkisë Shkodër për përmbytjet në ditët e fundit, sipërfaqja e përmbytur është 1685 ha dhe 99 janë evakuuar. “Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë!”, shkroi Rama në Twitter.